Lajme

Përleshje fizike në mes asamblistëve të VV-së në Podujevë

Ragip Fetahu

Sot gjatë ditës së hënë ka ndodhur një përleshje fizike në mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Lidhur me këtë, i përfshiri në këtë rast, Ragip Fetahu ka thënë se është sulmuar nga bashkëpartiaku i tij Artrit Muqolli.

“Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit. Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprer në vetëmbrojtje. Por, ai nuk më lëshonte”, shkroi Fetahu në Facebook.

Tutje, Fetahu tha se kanë ndërhyrë disa në mes tyre dhe cilëson se nuk ka pasur ndonjëherë problem me personin në fjalë.

“Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.(Dëshmi janë kamerat e komunës) Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej. Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person”.

Sipas Fetahut, ky rast mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake.

“Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit. Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit”.

Megjithatë, Fetahu thotë se do të jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve dhe jo grupacioneve të ndryshme.

/Shqip.com