Lajme

Prokuroria nis hetimet pas përleshjës së dy asamblistëve të VV-së në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar hetimet ndaj dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë pas përleshjes mes tyre.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Laureta Ulaj.

“Pas informimit të prokurorit kujdestar nga policia, me urdhër të njëjtit iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta ndriçuar plotësisht këtë çështje penale”, tha Ulaj.

I përfshiri në këtë rast, Ragip Fetahu ka thënë se është sulmuar nga bashkëpartiaku i tij Artrit Muqolli.

Përleshje fizike në mes asamblistëve të VV-së në Podujevë – SHQIP.com

“Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit. Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprer në vetëmbrojtje. Por, ai nuk më lëshonte”, shkroi Fetahu në Facebook.

Tutje, Fetahu tha se kanë ndërhyrë disa në mes tyre dhe cilëson se nuk ka pasur ndonjëherë problem me personin në fjalë.

Sipas Fetahut, ky rast mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake.

/Shqip.com