Leverkusen kampion i Gjermanisë pas 120 vitesh, VIDEO nga festa e çmendur – tifozët “pushtojnë” fushën
Publikuar:
(14.04.2024 21:19:19)

Leverkusen shkroi historinë, duke fituar titullin kampion në histori pas 120 vitesh.
“Aspirinat” siguruan trofeun sot pasdite, pas fitores 5-0 në “Bay Arena” ndaj Werder Bremen.
Tifozët nuk presin të mbarojë sfida dhe zbresin në fushë për të festuar titullin kampion për herë të parë.
Pas golit të 5-të të shënuar nga sulmuesi Wirtz (bëri tripletë sot), ata kanë zbritur të gjithë në fushën e blertë për të nisur festën e magjishme.
/Shqip.com