Rozë

Leonora Jakupi e “zhduk” krahun me fotoshop

Këngëtarja, Leonora Jakupi,

Këngëtarja, Leonora Jakupi, është njëra ndër personazhet më të  komentuara në industrinë muzikore shqiptare, shkruan SHQIP.com

Ajo është aktive në rrjetet sociale duke postuar fotografi nga jeta e përditshme e saj.

Megjithatë, edhe Leonora si shumica e  personazheve tjera të showbizit duket që përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj që publikon në rrjete sociale.

Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social “Instagram”, këngëtares i mungon krahu dhe ndjekësit e kanë pyetur se ku e ‘zhduku’.

“Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër”- i komenton një prej ndjekësve.

 Ndërsa disa të tjetër shkruajten: “Krahun e majtë ku e ke lënë?’, ‘Ku është krahu’, ‘Ku e ki dorën more”.

Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë pas këtyre komenteve në foton e saj.

Nuk dihet nëse kjo fotografi ka të bëjë me ndonjë përgatitje për projekt të ri muzikor, por ajo që mundemi të themi është se Leonora duket mjafte bukur.

Sezoni i verës është mjaftë i ngarkuar më mbrëmje muzikor, por si duket bukuroshja ka vendosur që të mos mbajë asnjë./SHQIP.com