Lajme

Lëndohet një grua në Ferizaj, shkak bëhet çrregullimi i ashensorit

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit në Ferizaj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka marrur tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me  rastin. Rasti nën hetime.

Vetëm javën e kaluar është raportuar për dy raste të ngjashme.

Lexo edhe:
Lëndohet një grua nga rënja e ashënsorit në Fushë Kosovë, shkak ndërprerja e rrymës

Një grua e cila kishe pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që sa ishte në ashensor ishte ndalur energjia elektrike dhe ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.

Lexo edhe:
Gazetari i RTK-së bllokohet në ashensor, temperaturat e larta deri në 37 gradë

Po ashtu edhe  gazetari i Radio Televizioni të Kosovës, Bashkim Vishaj është bllokuar në ashensor për shkak të ndaljes së rrymës.