Lajme

Gazetari i RTK-së bllokohet në ashensor, temperaturat e larta deri në 37 gradë

Gazetari i Radio Televizioni të Kosovës, Bashkim Vishaj është bllokuar gjatë ditës së sotme në ashensor.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Vishaj thotë se arsyeja e ngecjes së tij në ashensor ka qenë për shkak të ndaljes së rrymës.

Krahas kësaj, në ashensor kanë qenë edhe temperaturat e larta.

“Katastrofë, kam mbet në lift, është ndal rryma, vdiqa nga i nxehti”, tha Veshaj në video.

Në mbishkrimin e videos, Vishaj thotë se këtë nuk do të ja dëshironte askujt dhe se në atë hapësire temperaturat kanë qenë 37 gradë Celsius./Shqip.com