Lajme

Lëndohet një grua nga rënja e ashënsorit në Fushë Kosovë, shkak ndërprerja e rrymës

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasiqë sa ishte në ashensor është ndalur energjia elektrike dhe ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në  Fushë Kosovë.

Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori  ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe”, thuhet në  njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se viktime është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:
Gazetari i RTK-së bllokohet në ashensor, temperaturat e larta deri në 37 gradë

Po ashtu kujtojmë se para disa ditësh, gazetari i Radio Televizioni të Kosovës, Bashkim Vishaj është bllokuar në ashensor.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Vishaj thotë se arsyeja e ngecjes së tij në ashensor ka qenë për shkak të ndaljes së rrymës.

Krahas kësaj, në ashensor kanë qenë edhe temperaturat e larta.

“Katastrofë, kam mbet në lift, është ndal rryma, vdiqa nga i nxehti”, tha Veshaj në video.

Në mbishkrimin e videos, Vishaj thotë se këtë nuk do të ja dëshironte askujt dhe se në atë hapësire temperaturat kanë qenë 37 gradë Celsius./Shqip.com