Art Jetese

Lëkura rri e ftohtë në këto zona? Mund të jetë paralajmërim për këtë sëmundje

Si të kuptoni nëse enët e gjakut janë dëmtuar dhe shëndeti i zemrës suaj është i rrezikuar? Ka disa simptoma që tregojnë një rrezik të drejtpërdrejtë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe vetëm nga dukja e një personi, mund të përcaktohet nëse ka dëmtime të rënda të enëve të gjakut dhe zemrës.

Nëse keni ënjtje poshtë syve dhe nuk jeni të fryrë askund tjetër në trup, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Nuk është shenjë e dëmtimit të enëve të gjakut. Megjithatë, nëse këmbët tuaja fryhen, atëherë është shqetësuese.

Kjo simptomë paralajmëron dëmtimin e enëve të gjakut dhe është jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht nëse personi ka pasur probleme me zemrën. Edema te dëmtimi kronik i zemrës është simetrike.

Në këtë rast, lëkura sipër ënjtjes është e ftohtë, mund të jetë cianotike (kaltërosh). Edema kardiake vjen duke u rritur nga poshtë lart dhe mund të shoqërohet me gulçim dhe aritmi.

Nëse keni simptoma të tilla, duhet të kontrolloni proteinat totale, albuminën, kreatininën, shkallën e filtrimit glomerular (GFR), si dhe një test të përgjithshëm të urinës. Nëse zbulohen proteina, atëherë bëhet një test i urinës për proteinurinë ditore, si dhe një ekografi e veshkave.

/Shqip.com