Sport Ndërkombëtar

Legjenda e Manchester Unitedit komenton situatën e Arsenalit

Arsenali është duke kaluar një sezon shumë të veçantë. Skuadra e trajneri Mikel Arteta, kryeson renditjen në Ligën Premiere me vetëm një pikë më shumë se Manchester City, ndërsa javë më parë kishte epërsi të dukshme.

Për situatën aktuale të “Topçinjve” ka folur edhe Roy Keane, ish-mesfushori legjendar i Manchester United.

“Me vendin e dytë, sezoni nuk do të ishte një sukses. Nuk ka asnjë shans. Ata janë eliminuar nga të gjitha kupat, kanë një skuadër të mirë, kanë filluar mirë, por më pas…”, tha Keane, për Sky Sports.

“Arsenali ka humbur pikë në ndeshjet ku kishte 2-0 në avantazh kundër Liverpool dhe West Ham, kështu që këto ishin shanse të mëdha për të fituar. Nëse ata nuk e fitojnë kampionatin do të jetë një zhgënjim i madh”, ka shtuar ish-mesfushori irlandez.

“Ata ishin të rraskapitur në fund të ndeshjeve që luajtën. Nuk mund të thuhet me siguri se ata

janë gati për betejë kundër Manchester City. Por mbi të gjitha ata nuk po argëtohen. Arsenalit i mungonte soliditeti dhe nëse ata përfundojnë të dytët do të jetë një zhgënjim”, ka theksuar Keane.

/Shqip.com