Largimi i James Rodriguez nga Olympiacos mund t’i bëjë vend në stol Zymer Bytyqit

Dje gjatë ditës u konfirmua lajmi për largimin e James Rodriguez nga skuadra greke, Olympiacos.
Ky largim i ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim që është një lajm i mirë për lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi – i cili asësi të zë vend në stolin e klubit grek, e le më në 11-shën startuese.
Tani largimi i Jamesit, ka shumë gjasa që t’i krijojë hapësirë lojtarit ‘dardan’ dhe ta gjejë ndoshta vetën së paku në stolin e skuadrës së Olympiacos.
Zymer Bytyqi deri tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje me ekipin grek, kurse nuk ka qenë i përfshirë në shumë takime të fundit.
Ai u transferua nga skuadra e Superligës së Turqisë, Konyaspor për 1 milion euro. Kurse vlera totale e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 5 milionë euro.
/Shqip.com