Lajçak zhvillon takim me Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvillur takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një postimi në Twitter.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht” ka shkruar Lajçak.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëhërë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një konferencë për media ka deklaruar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.
Në një përgjigje për Shqip.com nga Qeveri sot gjatë ditës kanë thënë se nuk ka pasur kërkesë për takim.
/Shqip.com