Lajme

Qeveria: Nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim

Gjatë ditës së sotme është raportuar se i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të vijë për vizitë në Kosovë.

Po ashtu është raportuar se Lajçak pritet të ketë një takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Mirëpo nga Qeveria e Kosovës nuk janë në dijeni për këtë takim. Përparim Kryeziu për Shqip.com ka thënë se Qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare për takim me Lajçak.

“Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se nëse Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbië, duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

Lexo edhe:
Lajçak sonte në Prishtinë për propozimin evropian

Ai përmes Tëitterit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur një bisedë me kryeministrin Kurti, ku është diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se, para disa javësh, Chollet ka qenë për vizitë në Kosovë dhe Serbi, ku ka zhvilluar takime me krerët institucional të dyja shteteve.

Ndërsa presioni për arritjen e një marrëveshje finale vjen e duke u shtuar, në Kosovë javën e kaluar kanë qëndruar pesë emisarë të huaj, ku mbajtën një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Kurti.

/Shqip.com