Rozë

Kjo është data kur do të publikohet traileri i “La Casa De Papel”

Kopmapnia Netflix, ka publikuar trajllerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”.

Siç njofton Neflix,  sezoni i dytë i këtij seriali do të shfaqet në dy pjesë, ndërsa premiera e tij do të jetë më 3 shtatore.

Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, si dhe për pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë.

Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

 Seriali spanjoll është frymëzuar nga grabitësi i bankës protokoll Willie Sutton

Tematika e serialit paraqet një njeri misterioz i njohur si “Profesori” i cili po planifikon grabitjen më të madhe në histori: hyrjen në Fabrikën Kombëtare të Monedhave dhe Pullave dhe shtypjen e 2.4 miliardë eurove . 

Për të realizuar këtë plan ambicioz, ai rekrutoni një ekip prej tetë personash me aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur. 

Ky ekip kërkon njëmbëdhjetë ditë izolim në Fabrikë, gjatë së cilës ata do të duhet të merren me forcat elitare të policisë dhe gjashtëdhjetë e shtatë pengje.

Seriali po ashtu ka thyer rekord shikimeve në terë botën./SHQIP.com