Rozë

Ky është suksesi ndërkombëtare që ka arritur Bora Zemani

Bora Zemani

Spektakli më i madh i kërcimit “Dancing with the Stars” ka arritur shikueshmëri të madhe.

Merite në të kanë kasti i personazheve publike që janë në të, si dhe moderimi nga Bora Zemani.

Sipas mediave shqiptare, në revistën më të madhe të programeve audiovizive në botë, World Screen Social, Wit List renditet në vend të tretë për muajin tetor.

Duke analizuar shfaqjet që nisën transmetimin muajin e kaluar dhe ecurinë e tyre në rrjetin social “Instagram”, Wit List rendit në vend të parë “Gran Hermano” (Vëllai i Madh) në Argjentinë, në vend të dytë “Star Academy” në Francë dhe në vend të tretë “Dancing With the Stars” në Shqipëri.

“DWTS” ndezi dritat në 7 tetor kur 14 konkurrentë VIP zbritën në skenë, duke performuar krah balerinëve profesionistë dhe për një muaj arriti 124 mijë ndjekës në “Instagram”, sikurse shihet në faqen e Wit List.

Ndryshe, Bora kishte arritur shikueshmëri të madhe edhe me Perputhen.

/Shqip.com