Rozë

Ky është emri i vërtetë i Palomës së “BBV”

Paloma Demneri

Gazetarja, Paloma ka qenë njëra ndër banorët më të përfolura në Big brother Vip.

E gjithë kjo pasi që ajo ka shpalosur detaje nga jeta private, duke treguar histori për jetën e saj bashkëshortore.

Një kuriozitet të cilin shumica e fansave nuk e dinë është emri i saj i vërtetë.

Emri i vërtetë i Palomës është Rudina Demneri, por që kjo nofkë i ka mbetur vite më parë.

Paloma Demneri

Ndryshe së fundmi, Paloma ka treguar se nuk e pëlqen fare Donaldin.

“Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, pas daljes së saj nga Big Brother, Donaldi ishte shprehur tejet i lumtur për largimin e saj./SHQIP.com