Rozë

Ky është detaji që ngriti dyshimet për një rikthim në mes Loredanës dhe Mozzikut

Loredana dhe Mozzik janë një ndër emrat më të komentuar në media.

Lidhja dhe ndarja e tyre ka bërë bujë të madhe, sa që tashmë çdo veprim i tyre nuk i ikën fansave.

Së fundi vendodhja e tyre e njëjtë ka bërë që të nxisë spekulime për një rikthim të mundshëm, pasi të dy kanë postuar imazhe nga i njëjti vend në Zvicër.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lori shihej krah vajzës në një dyqan në këtë shtet.

Po ashtu edhe Mozzi me anë të një InstaStory tregoi se po qëndron këtë periudhë në Zvicër.

Se a janë këto vetëm spekulime dhe kjo është vetëm një rastësi, apo dyshja janë ribashkuar mbetet të shihet ditëve në vijim./SHQIP.com