Art Jetese

Ky aplikacion mund t’i dallojë simptomat e sulmit në tru

Sulmi në tru është shumë i shpeshtë te njerëzit në të gjithë botën.

Simptomat e sulmit nuk mund të dallohen aq lehtë, mirëpo të vepruarit shpejt është çelësi për parandalimin e dëmtimit trurit, raporton DailyMail.

Së fundmi, shkencëtarët kanë dalë me një aplikacion që mund të dallojë apo të informojë për një sulm në tru.

Aplikacioni, i quajtur FAST.AI, përdor një video të fytyrës së pacientit për të ekzaminuar 69 pika të fytyrës, për të matur lëvizjen e krahut dhe për të zbuluar ndryshimet në të folur.

Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë e testoi atë në gati 270 pacientë të cilët ishin diagnostikuar me goditje akute, brenda 72 orëve nga shtrimi në spital.

Neurologët që ekzaminuan pacientët testuan aplikacionin më pas krahasuan rezultatet me diagnozën e tyre klinike.

Analiza zbuloi se aplikacioni mati me saktësi rënien e fytyrës të lidhur me goditje në tru në gati 100 për qind të pacientëve.

Aplikacioni gjithashtu zbuloi me saktësi dobësinë e krahut në më shumë se dy të tretat e rasteve dhe analiza paraprake sugjeron se mund të jetë gjithashtu në gjendje të zbulojë edhe fjalët e paqartë.

Është e rëndësishme të njihen menjëherë shenjat e një goditjeje, pasi ilaçet e mpiksjes duhet të administrohen brenda tre orëve pas fillimit të simptomave.

Sa më shpejt të kryhet trajtimi, aq më shumë ka gjasa për një shërim më të mirë.

Studiuesit thanë se aplikacioni është ende në zhvillim dhe nuk është i disponueshëm për publikun.

/Shqip.com