Ekonomi

Kuvendi i jep epilog vendosjes së çmimeve tavan të produkteve esenciale

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do t’i jap epilog vendosjes së përkohshme të çmimeve tavan për produktet esenciale.

Kjo me qëllim të menaxhimit të rritjes së inflacionit.

Kjo pritet të bëhet përmes votimit të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Projektligji thuhet se do të “zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore për eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”.

Në seancën e së enjtes së 20 tetorit, ky projektligj nuk u votua në mungesë të kuorumit.

Lexo edhe:

Derisa qëndrimet për të ishin të ndryshme nga pozita dhe opozita.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK deklaruan se janë kundër pasi sipas tyre është anti-kushtetues.

Sipas PDK-së, ky projektligj mund të shfrytëzohet kundër bizneseve për mënyrën e ruajtjes së konkurrencës.

Nga LDK deklaruan se problemi qëndron tek TVSH-ja prej 18 për qind ndaj produkteve esenciale dhe jo çmimet e tyre në treg.

Ndërsa, sipas AAK-së ky projektligj është në kundërshtim me tregun e lirë.

Derisa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë thirrje për votimin e tij.

https://shqip.com/opozita-kundershton-projektligjin-per-masat-ndaj-produkteve-themelore/

/Shqip.com