Lajme

Për herë të dytë s’kalon në Kuvend Projektligji për produkte esenciale

Kuvendi i Kosovës

Nuk është arritur që të kalojë në shqyrtim të parë projektligji që parasheh vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale.

Në sallë ishin 70 deputetë por në votim morën vetëm 57 prej tyre.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se votimi i këtij projektligji do të bëhet në seancën e ardhshme të Kuvendit.

“57 deputetë po marrin pjesë në votim pjesa tjetër e deputeteve nuk po votojnë edhe pse janë të pranishëm kështu që ky projektligj sipas rregullores së Kuvendit kalon në seancën tjetër”, tha Konjufca.

Nuk kalon  Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore – SHQIP.com

Ky projektligj ishte hedhur në votim edhe para pauzës së kuvendit.

Arsye për këtë ishte mungesa e kuorumit. Në sallë ishin 79 deputetë, por vetëm 58 morën pjesë në votim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka prezantuar projektligjin para deputetëve.

“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet si projektligj në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:

Opozita kundërshton projektligjin për masat ndaj produkteve themelore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky projektligj i ardhur sot në Kuvend është jokushtetues dhe mungesë e njohurive elementare.

Ndërsa sipas të parit të LDK-së, prej kohës që ka ardhur në pushtet Qeveria Kurti, inflacioni në Kosovë është rreth 20 për qind.

Edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se projektligji tejkalon përmasat e një ligji qëllim mirë por shtoi se gjithashtu mund të përdoret edhe kundër bizneseve për mënyrën e ruajtjes së konkurrencës.

“Ky draft ligj tejkalon edhe përmasat e një ligji qëllim mirë dhe lë hapësirë zëmadhe që ky ligj mund të kthehet në dëm apo edhe mund te përdoret në situata të caktuara kundër  bizneseve për mënyrën dhe ruajtjen e konkurrencës”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore i propozuar nga Qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën dhe dëmton rëndë tregun e lirë.

Kujtojmë se nnë këtë seancë nuk ka kaluar as projektligji për mbështetjen e punëve publike.

Nga 68 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 56 prej tyre kanë marrë pjesë

Si të gjitha projekligjet që nuk u miratuan sot, do të jenë në rënd dite në seancat e ardhshme.

/Shqip.com