Rozë

Kush janë nusja dhe dhëndri në “Big Brother VIP”? Banorët gati për dasëm

Arjola Demiri

Banorët do të organizojnë dasmë sonte në ambientet e brendshme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Kjo pasi që “Vëllai i Madh” i ka kërkuar atyre të përgatiten për një mbrëmje tepër të këndshme me organizimin e një dasmë të Shqipërisë së Veriut.

Banorët do duhet të zgjedhin mes tyre “dhëndrin” dhe “nusen” e këtij edicioni, dhe gjithë rolet e tjera për të plotësuar siç duhet dasmën tradicionale.

Këtë rol siç duket e kanë marrë Beniada dhe Iliri të cilët shihen duke u bërë gati.

Në mbrëmje i ftuar special në shtëpi do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Bujar Qamili.

E gjithë kjo situatë vjen pasi dy netëve të fundit që kanë qenë shumë të tensionuara në mes të banorëve, të cilët nuk i kanë kursyer as ofendimet në mes veti./SHQIP.com