Kush ishin artistët që performuan në mbrëmjen e parë të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë?

Mbrëmjen e djeshme ( e premte) është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
“Sunny Hill” u mbajt në mjediset e parkut të Liqenit artificial, ku kënduan disa nga yjet e njohura vendore si Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.

Përveç tyre skenës i dhanë më shumë energji me performancat elektrizuese edhe reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Kurse, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.

Në ditën e tretë të festivalit do të interpretojnë Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare.

Përndryshe, edicionit i tretë i “Sunny Hill” u mbajt edhe në Kosovë me datat 4,5,6,7 gusht./Shqip.com