Kulturë

Festivali “Sunny Hill” fillon përgatitjet për realizimin në Tiranë

Ndër festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë, “Sunny Hill’, edicionin e tretë po e mban me një formacion të veçantë.

Për herë të parë festivali do të mbahet edhe në Tiranë.

Pasi përfundoi më 7 gusht në Parkun e Gërmisë, në Tiranë pritet të mbahet nga data 26 gusht deri më 28 gusht në Liqenin Artificial të Tiranës.

Në faqen zyrtare të festivalit tashmë pritet të publikohet formacioni i tyre i përditshëm për tre ditë rresht të performuesve në këtë festival.

“TIRANË! Bëni mirë të jeni gati për disa lajme super emocionuese rreth formacionit të festivalit, biletave dhe më shumë. Shumë shpejt vjen…”, thuhet në njoftim.

“Sunny Hill” ka sjell mjaft artistë ndërkombëtar në Prishtinë.