Kulturë

LAJMI I FUNDIT: Sunny Hill mbahet në Prishtinë

Sunny Hill

Sunny Hill, do të mbahet në Kosovë.

Ministria e Kulturës përmes një komunikate të përbashkët me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës bën të ditur se festivali Sunny Hill nuk do të mbahet në Tiranë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga organizatori i saj, Dukagjin Lipa.

“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.  Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nuk është bërë i ditur lokacioni.

“ Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, përfundon komunikata.

Sunny Hill

Theksojmë se festivali Sunny Hill ishte vendosur të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë tek parku buzë liqenit artificial të Tiranës.

Lexo edhe:
Ekspertët: Largimi i Sunny Hill do të dëmtojë imazhin dhe ekonominë e Kosovës

Pse u tha se Sunny Hill do të mbahej në Tiranë?

Lajmin e largimit të “Sunny Hill” nga Kosova e kishte bërë të ditur Dukagjin Lipa, i cili tha se deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

Lipa ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministres së jashtme dhe ministrit të kulturës.

Në lidhje më këtë reagim ka pasur edhe akuza që e gjithë kjo është bërë për shkak të përfitimeve që mund të këtë në Tiranë.

E përgatitjet për mbajtjen e festivalit në Tiranë veçse kishin nisur. Madje, ishte caktuar edhe lokacioni.

Largimi i Sunny Hill nga Prishtina, sipas ekspertëve do ta dëmtonte imazhin dhe ekonominë e Kosovës

Në anën tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kishte thënë se rganizimi i këtij festivali pritet që të sjellë të ardhura shtesë ekonomike për Tiranën.

“Ka interes ekonomik për Tiranën, sot Tirana prodhon zyrtarisht 20 milionë euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet do të thotë që ne presim që ato 20 milionë euro, t’i dyfishojë në ato ditë. Zinxhirë ekonomik që punon, patjetër presim rreth 40-50 milionë euro shtese ne Tirane”.- kishte shkruar Veliaj.

Ndryshe, opozita në Kosovë mosmbajtjen e këtij festivali e kanë quajtur dështim për Qeverinë e Kosovës./SHQIP.com