Rozë

Fedez shan në mes të “Sunny Hill Festival”

Fedez ka performuar mbrëmë në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Ai është një nga personazhet kryesore të Festivalit të organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dugjani.

Fedez dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij kryesore. “La dolce vita’, “Chiamami per nome”, “Meglio del cinema”, “Sapore”, “Bella Storia” janë disa nga këngët që ai këndoi teksa u shoqërua po ashtu edhe nga artisti tjetër italian Tananai.

Mes të tjerash Fedez ka zbuluar se fjala e vetme që di në shqip është një sharje. “Q**** r*bt” tha ai mes skenës duke shkaktuar ovacione.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi italian performoi në vendin tonë por me siguri nuk do jetë e fundit.

Sunny Hill do të mbahet edhe sot e nesër në Tiranë./Shqip.com