Lajme

Kurtishaj: Qeveria ta largojë akcizën për derivate të naftës për sektorin e autobusëve

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largojë akcizën e derivateve të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurtishaj ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës.

“Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë”, tha Kurtishaj.

Ai tha, se operatoret ekonomik në këtë lloj transporti operojnë në vështirësi të mëdha.

“Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarëve me autobusë vazhdojnë të operojnë me vështirësi të mëdha”.

Lexo edhe:
Rritet përsëri çmimi i naftës, një litër shkon deri në 1.75 cent

Ai mendon se duhet tani të merren masa në mënyrë që të mbijetojnë bizneset.

“Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër”.

Çmimi i naftës në Kosovë, në disa pika ka pësuar rritje duke shkuar deri në 1.75 cent./Shqip.com