Lajme

Rritet përsëri çmimi i naftës, një litër shkon deri në 1.75 cent

Ilustrim
Ilustrim

Çmimi i naftës në disa pika në Kosovë ka pësuar rritje – 1.75 cent për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për Shqip.com ka thënë se tek berza e naftës ka një lëvizje të madhe ndërkombëtare dhe sipas tij çmimi është i lartë për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët në Kosovë.

“Sot çmimet sillen përafërsisht në tregun kosovar Dizelli 1.75 cent Benzina 1.77 cent. Sa i përket rritjes së çmimeve se a do te ketë rritje dhe sa do te mbërrin çmimi s’mundemi me paragjykuar, se ka lëvizje të madhe në berzen ndërkombëtare. Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Po rritja e derivateve është duke ndodhur në tër globin e jo vetëm të ne”, ka thënë Berjani.

Ai gjithashtu ka thënë se beson se qytetarët janë duke e kuptuar se rritja e çmimeve e dikton berza., dhe sipas tij kjo po ndodhë në të gjithë botën.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se stabilizim të tregut do te kemi pasi të përfundon lufta Ukrainë & Rusi./Shqip.com