Lajme

Kurti: Pres që Bërnabiq të mos jep deklarata përçarëse si Petkoviq

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe njëherë për vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se shpreson që Bërnabiq të mos jep deklarata përçarëse sikurse Petar Petkoviq.

“Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”,ka thënë Kurti lidhur me vizitën e Bërnabiq në Kosovë.

Lexo edhe:
Kurti: Bërnabiq le të hyjë në Kosovë dhe le ta shoh që Kosova është shtet edhe më demokratik e më i panvarur se Serbia

Ana Bërnabiq pritet që nesër të vizitojë komunën e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviçit.

Lexo edhe:
Ministria e Punëve të Jashtme i jep leje vizitës së Bërnabiq në Kosovë

Për vizitën e saj leje ka dhënë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ditë më parë./Shqip.com