Lajme

Kurti: Bërnabiq le të hyjë në Kosovë dhe le ta shoh që Kosova është shtet edhe më demokratik e më i panvarur se Serbia

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pritet që ditën e hënë të vizitojë Kosovën.

Lidhur më këtë vizitë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti.

Gjatë një konference për media ku Kurti prezantoj një pako për të përballur inflacionin  është shprehur se Bërnabiq duhet të hyjë në Kosovë për të parë se sa demokratike është Kosova.

Lexo edhe:
Ministria e Punëve të Jashtme i jep leje vizitës së Bërnabiq në Kosovë

“Jemi pas 1 shtatorit dhe gjithçka po shkon siç kemi thënë më herët. Bërnabiq le të hyjë në Kosovë dhe le ta shoh se gjithçka po funksionin si një shtet demokratik i cili është edhe më demokratik se Serbia gjithsesi, por edhe më i pavarur se Serbia”, tha Kurti në konferencë.

Bërnabiq pritet të vizitojë Mitrovicën e Veriut, Leposaviçin dhe Zveçanin./Shqip.com