Ekonomi

Kurti: Për dy vjet qeverisje buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se sot bëhën dy vjet që nga zgjedhja e Qeverisë së tij.

Sipas Kurtit gjatë kësaj kohë buxhetit të shtetit iu shtuan 760 milionë euro.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare, për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”,tha Kurti.

Sipas tij ky ishte rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mirë, parandalimit të kontrabandës, formalizmit të punëtorëve dhe ngushtimit të hendekut.

“Në mbrojtje të qytetarëve, për mirëqenien e tyre. Për dy vite ekzekutuam dy pako mbështetëse për ta ku përfituan pothuajse çdo familje e Republikës”, tha Kurti.

Kurti theksoi se ekonomia botërore praktikisht pauzojë dhe qytetarët të mbyllur e kishin të pasigurt të ardhmen e tyre.

/Shqip.com