Lajme

Kurti: Orët, ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar mbi zhvillimet e sotme, pak kohë para hyrjes në fuqi të vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Kurti, përmes një adresimi në faqen e tij në Facebook, ka paralajmëruar se mund të ketë se orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike.

“Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:
Mbyllen për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Theksojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të bllokadave të vendosura.

Bllokimi i rrugës në pikën kufitare në Bërnjak

Protesta e serbëve lokalë vjen një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me një dokument të hyrje-daljes, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Policia e Kosovës e vendosur disa kilometra larg pikës kuftiare në Bërnjak

Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen qe 11 vjet, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë./Shqip.com