Lajme

Kurti në Greqi që nga 5 korriku, Kryeziu: Shpenzimet i mbulon organizatori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është deklaruar rreth qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, në Athinë të Greqisë.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, shkruan thotë se shpenzimet e Kurtit gjatë pjesëmarrjes në dy konferencat “The Economist” dhe atë të Simpoziumit Symi, mbulohen nga organizatori.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit”.

“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herëve të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Theksojmë se Kurti po qëndron në Greqi që nga 5 korriku.

Lexo edhe:
Lajçak e Kurti diskutojnë për hapat e mëtejshëm për dialogun Kosovë-Serbi

Atje, kryeministri i vendit ka takuar edhe emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter kishte thënë se ata u fokusuan në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog./Shqip.com