Lajme

Lajçak e Kurti diskutojnë për hapat e mëtejshëm për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Simpoziumin e 24-të të Symit, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçka tha se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në twitter, tha se ata u fokusuan në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog.

“Në margjinat e Simposiumit të 24-të të Symit, Unë dhe Albin Kurti diskutuam situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lexo edhe:
Lajçak: Për korrikun jemi duke përgatitur një takim Kurti-Vuçiq

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit 2021.

Takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret./Shqip.com