Lajme

Kurti me gjuhë të ashpër i drejtohet Tahirit: Turp, mjaft më deputeti më shurdhues

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në seancën plenare mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit.

Përderisa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltore, deputeti Tahiri po replikonte nga karriga e deputetit.

E kjo ngjalli reagimin e shefit të ekzekutivit, që iu drejtua deputetit me fjalët “mjaft më, deputeti më shurdhues”.

Gjuha e kryeministrit Kurti, nuk dihet nëse është lidhur me të kaluarën e deputetit Tahiri.

Gazeta Shqip.com, kishte raportuar më herët për deputetin Tahiri në lidhje me blerjen e armëve dhe shurdhuesve me para të shtetit para disa viteve.

Theksojmë se deputeti Tahiri, me para të shtetit në vitin 2011, kishte blerë armë të personalizuar, përveç armëve dhe fishekëve, kabineti i Thaçit që ishte kryeministër në atë kohë kishin blerë edhe shurdhues.

Në dokumentin e siguruar nga SHQIP.com të datës 2 mars 2011, figuron se kabineti ishte furnizuar fillimisht me pesë armë dhe në kuader të po të njëjtës blerje, ishin blerë edhe pjesë të tjera si shurdhues.

Lexo edhe:
(Dokument) Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues

Bashkë me pjesët përcjellëse ato kishin kushtuar 19 mijë./SHQIP.com

/Shqip.com