Lajme

Kurti: Kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën SHBA-së nuk ka dallime pozitë dhe opozitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë opozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ratifikimi i marrëveshjes është bërë pa kaluar një ditë nga nënshkrimi i saj.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot”, shkroi Kurti.

Kurti po ashtu falënderoj të gjithë deputetët që votuan për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës’.

Tutje, Kurti tha se nëpërmjet  këtij granti do të sigurohet një e ardhme e qëndrueshme energjetike.

Lexo edhe:
Deliu: Kurti ka gjetur kohë edhe nga Amerika që të thumboj opozitën

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në mes MCC-së dhe Kosovës, Kurti kishte thënë se është i pikëlluar që nuk do të jetë në seancën e Kuvendit kur do të ratifikohej kjo marrëveshje.

Sipas Kurtit, ai do të humbte një rast të rrallë të përkrahjes nga opozita.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur kohë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të thumbojë opozitën.

Deliu tha se i vjen keq që Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën kur u ratifikua marrëveshja me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit për energjinë.

Lexo edhe:
Nënshkruhet marrëveshja për energjinë ndërmjet MCC-së dhe Kosovës

Dje gjatë ditës së mërkurë është nënshkruar Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, shefja e MCC-së, Alice Albright ka thënë se marrëveshjet e MCC-së sjellin dobi për miliona njerëz, derisa ka thënë se qytetarët e Kosovës po përballen me probleme me energjinë.

Tutje, ajo tha se 4 nga 10 shtëpi në Kosovë përballen me mungesën e energjisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para të pranishmëve ka deklaruar se Kosova është krenare që e ka SHBA-në pranë saj si dhe ka theksuar se investimet e tilla do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

Kurse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se çdo monedhë për këtë projekt do të shkojë për një kauzë të rëndësishme.

Tutje, Kurti shtoi se deri në fund të këtij viti do të bëhet ankandi i parë për energji solare në Kosovë si dhe do të punohet që të punësohen gratë në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në Uashington, pritet të prezantohet sot në Kuvendin e Kosovës për tu ratifikuar.

Lexo edhe:

Marrëveshja në mes MCC-së dhe Kosovës përfshinë tri projekte të rëndësishme në sektorin e energjisë

Programi Kompakt i nënshkruar në mes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës, përfshinë tri projekte të rëndësishme në sektorin e rëndësishëm.

Nga një njoftim nga zyra e presidencës thuhet se kjo marrëveshje parasheh investime në infrastrukturën për ruajtje të energjisë, zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë si dhe, projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Nënshkrimi i Marrëveshjes me MCC-në, vije pas përmbylljes së negociatave në muajin maj të këtij viti dhe pas konfirmimit me votë unanime të Programit Kompakt nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së./Shqip.com