Lajme

Kurti i thërret në takim Abdixhikun, Krasniqin e Haradinajn: Dallimet politike nuk duhet ta tejkalojnë interesin shtetëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë thirrje Kurit e bëri nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të LVV-së.

Po ashtu, kryeministri ka thënë se dallimet mes vete që i kanë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara” ka thënë Kurti.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Kujtojmë se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrell.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Lexo edhe:
Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti.

Lexo edhe:
Këshilli Evropian përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Po ashtu edhe Këshilli i Evropës ka përshëndetur arritjes e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë./Shqip.com