Lajme

Kurti- Haxhiu: Projektligjin për vettingut e dorëzojmë sot në Kuvendin e Kosovës, është në dorën e deputetëve të votojnë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e vettingut.

Në fjalën e tij Kurti është shprehur se vetingu është proces i rëndësishëm.

“Besimi në drejtësi është besim në shtet. Kemi vendosur reforma në drejtësi. Gjatë një viti e gjysmë kemi bërë shumë punë për të përmisuar sistemin e drejtësisë.” është shprehur Kurti.

Po ashtu Kurti është shprehur se puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet ta parandalojnë krimin.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti”.

Ndërsa në fjalën e saj, Albulena Haxhiu është shprehur se që nga fillimi i mandatit si Qeveri kanë punuar për procesin e vetingut.

“Pas një pune intensive, e konsultimeve me grupe parlamentare, po e dorëzojmë në Kuvend dosjen për dokumentet e vettingut, përfshirë amandamentet kushtetuese për vettingun, draftin, projektligjin për vettingun, e dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Minsitria e Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

Lexo edhe:
Publikohet raporti i Komisionit të Venecias, shumë vërejtje për Byronë

Lidhur më këtë proces, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kohë më parë kishte zhvilluar takime me partitë opizitare dhe partitë jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte vendosur ta bojkotoj takimin me Kurtin. Në njoftimin e kësaj partie thuhej se mendimet dhe opinionin e tyre ata do ta japin në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:
LDK-ja refuzon takimin me Kurtin për procesin e vettingut

Po ashtu Ministrja e Drejtësisë kohë më parë kishte thënë se si Qeveria kanë plan B, nëse vettingu nuk do të votohet në Kuvendin e Kosovës nga ana e partive parlamentare./Shqip.com