Lajme

Publikohet raporti i Komisionit të Venecias, shumë vërejtje për Byronë

Të shtunën në një konferencë për media Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë folur për Komisionin e Venecias meqë Komisioni i Venecias kishte  dalë me opinione për punën e procesi të “Vettingut” dhe Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të dy në konferencë folën për atë se si Komisioni i Venecias e ka dhënë dritën e gjelbër për këto procese, por pa treguar vërejtjet.

Por tashmë raporti i Komisioni i Venecias është bërë publik ku aty shihen shumë vërejtje për Byronë.

Në konkluzionet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, renditen një varg vërejtjesh për draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

“Një qasje e tillë mund të jetë një mjet i vlefshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të parandaluar shfrytëzimin e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme dhe për të parandaluar përdorimin e fondeve të tilla për veprimtari të mëtejshme kriminale. Në kontekstin e Kosovës, një masë e tillë mund të jetë e rëndësishme për sigurimin e bazës për zhvillimin ekonomik në vend. Në të njëjtën kohë, Komisioni i Venecias rikujton megjithatë se, pavarësisht nga qëllimi i tyre i justifikuar, procedurat e konfiskimit civil pa bazë dënimi duhet të hartohen dhe zbatohen në përputhje me Kushtetutën kombëtare, e cila përfshin zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe duke marrë parasysh standardet evropiane në lidhje me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Po ashtu edhe në pikën numër 71 që bënë pjesë te pjesa e konkluzioneve thuhet se numri i vogël i konfiskimeve të kryera deri tani në Kosovë, mund të shpjegohet kryesisht me zbatimin e gabuar të ligjit aktual dhe jo me mangësinë e legjislacionit.

“Komisioni i Venecias thekson se legjislacioni i ri i propozuar i vetëm nuk mund të pritet të zgjidhë të gjitha problemet e korrupsionit dhe duhet të përfshihet në një qasje më të gjerë e cila do të përfshijë një sërë masash praktike që synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të zbatimit të ligjit”, thuhet në pikën dy të konkluzioneve.

Komisioni i Venecias madje ngrit dyshimet se krijimi i Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme mund të komplikojë edhe më shumë sistemin.

“Për më tepër, është e dyshimtë nëse krijimi i një organi të ri do ta bënte luftën kundër korrupsionit vërtet më efektive – apo nëse do të ndërlikonte më mirë të gjithë sistemin, i cili tashmë përfshin një sërë organesh si policia, prokuroria, taksat dhe doganat. autoritetet dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Në çdo rast, duket qartë se sistemi i ri i verifikimit dhe konfiskimit duhet të kombinohet në një farë mënyre me sistemin ekzistues të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, i cili është në duart e Agjencisë Kundër Korrupsionit” thuhet më tutje në opinionin e Komisionit të Venecias.

Këtu mund ta shihni të plotë raportin./Shqip.com