Lajme

LDK-ja refuzon takimin me Kurtin për procesin e vettingut

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kështu të paktën thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, pas takimit me kreun e partisë opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në njoftim thuhet se LDK ka deklaruar se do ta ap kontributin në Kuvendin e Kosovës.

“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Lexo edhe:
Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vettingut

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Albin Kurti, do të ketë takim edhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Shqip.com