Lajme

Kurti: Bandat kriminale serbe s’do të ndalen para asgjëje duke përfshirë sulmet ndaj policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme përmes një aksioni të zhvilluar, Policia e Kosovës ka shkatërruar tre laboratorë të drogës në veri të vendit.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter.

Sipas Kurtit, bandat kriminale serbe s’do të ndalen para asgjëje duke përfshirë sulmet ndaj policies.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegale të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, shkroi Kurti në Twitter.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë publikë emrat e pronarëve të tre laboratorëve të drogës të shkatërruar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Lexo edhe:
Sveçla publikon emrat e pronarëve të laboratorëve të shkatërruar

Sipas tij, “vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro”.

/Shqip.com