Lajme Ballkan

Kryetari i parlamentit grek: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në vijim të vizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me  kryetarin Konstantinos Tasoulas.

Në këtë takim u diskutua për mardhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Ai përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite, raporton TopChanel.

/Shqip.com