Lajme

Kryeqyteti vazhdon të përballet me numër të madh të qeneve endacak (VIDEO)

Ilustrim

Prishtina vazhdon të përballet me qentë endacak, e sidomos lagjia Arbëria.

Një video e publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook bëhet e ditur se numri i tyre është mjaftë i madh.

“Kjo lagje është në Arbëri ku janë bo shumë qen endacak jo vetëm në Arbëri por në krejt rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

“Vrojtuesit e Lagjes” gjithashtu i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, që sipas tyre duhet me ndërmarr diçka.

Hiç më larg se ditën e shtune, po e njëjta faqe në Facebook ka publikuar një të ri i cili kishte rënë pre e qentë endacakë në Prishtinë.

Ai është kafshuar nga gjashtë qenë në dy këmbët në bazë të disa fotografive që janë shpërndarë në faqe.

Rasti raportohet të ketë ndodh afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ku edhe po paralajmërohet që të keni kujdese./Shqip.com

Lexo edhe:
Qentë endacak e kafshojnë në dy këmbë të riun në Prishtinë