Lajme

Qentë endacak e kafshojnë në dy këmbë të riun në Prishtinë

Kafshimi i të riut nga qentë

Një i ri sonte ka qenë pre e qentë endacakë në Prishtinë.

Ai është kafshuar nga gjashtë qenë në dy këmbët në bazë të disa fotografive që janë shpërndarë në faqen “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”.

Rasti raportohet të ketë ndodh afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ku edhe po paralajmërohet që të keni kujdese.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për qentë endacak, që po paraqesin rrezik të madh në kryeqytet.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë, pasi javë më parë janë raportuar disa raste të tilla të kafshimit në Komunën e Prishtinës./SHQIP.com