Rozë

Kriset miqësia mes Ilirit dhe Sabianit? Deklarata që po bën lëmsh rrjetin

Sabiani dhe Ilir Shaqiri janë dy ish banorët më të komentuar të Big Brother.

Kjo pasi dyshja kishin shoqëri aq të mirë sa në shumë raste quanin njëri-tjetrin vëllezër.

Mirëpo, së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e la të kuptohej vetë këngëtari. Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.

I pyetur se cili nga ish-banorët ka përfituar më shumë nga ai, këngëtari u shpreh: “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”.

Ndryshe, ku i fundit është duke vazhduar të jetë shumë aktiv në muzikë./SHQIP.com