Lajme

Krasniqi për peticionin për Trsutin: Nëse hasim në pengesë e sjellim në Kuvend edhe në vjeshtë

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti.

E nëse ky Projektligj nuk kalon këtë herë, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.

“Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend. I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi.

Ilustrim.

Theksojmë se ditë më parë, organizatori i protestave për Trustin, Adnan Jashari ka thënë për Shqip.com se mbyllur peticioni për Projektligjin për Trustin.

Lexo edhe:
Nesër mbyllet mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për Projektligjin për Trustin

Ditë më parë është bërë e ditur se mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti./Shqip.com