Lajme

Nesër mbyllet mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për Projektligjin për Trustin

Nesër pritet të mbyllet mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për Projektligjin për Trustin.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Adnan Jashari.

“Nesër mbyllim mbledhjen e nënshkrimeve për Projektligjin për Trustin, andaj ju lutem qe ata qe nuk e kanë nënshkruar Peticionin le ta bëjnë dhe të gjithë ata qe kanë mbledhur nënshkrimet  qe ato deri nesër të i dorëzoni tek ne ose ne ndonjërën nga pikat tona në sheshet e Kosovës”, ka thënë Jashari për Shqip.com

Po ashtu Jashari ka bërë të ditur se tashmë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme.

“Kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka thënë Jashari.

Ditë më parë është bërë e ditur se Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti./Shqip.com