Lajme

Krasniqi për fjalimin e Ramës në OKB: Qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për fjalimin e tij në OKB në mbrojte të UÇK-së.

Krasniqi thotë se Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”.

“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshem Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e quajti si të pabazë raportin e Dick Martyt, teksa tha se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vuan dënimin padrejtësisht dhe i bëri thirrje OKB-së që të pranojë kërkesën për një raport të ri.

Lexo edhe:
Rama flet për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

“Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi”./SHQIP.com