Lajme

Rama flet për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në OBK ka thënë se raporti i Dick Marty-t është një trill dhe fantazi.

Ai tha se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vuan dënimin padrejtësisht dhe i bëri thirrje OKB-së që të pranojë kërkesën për një raport të ri.

“Shqipëria është anëtare e bashkësisë së Ballkanit. Sa përmendet fjala Ballkan në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e luftërave të përgjakshme. Asnjë nga ati nuk do të harrohet, llogaridhënia do të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim. Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim

“Në 2011 asambleja miratoi një raport nga Disk Marty ku akuzohej Ushtria e Kosovës për trafikim të organeve njerëzore. Raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorit kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre viteve për të hetuar këto akuza në nivel rajonal e ndërkombëtarisht e asnjë tregues nuk u gjet në Kosovë e askund tjetër që kishte të bënte me këto akuza. Ndërkohë që flasim është I dënuar presidenti Hashim Thaçi”.

Ai tutje iu tha se të imagjinojnë nëse një gjë e tillë i kishte ndodhur presidentëve të vendeve të tyre.

“Përpiquni ta imagjinoi, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për njj vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama./SHQIP.com