Lajme

Krasniqi në Bruksel kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai po merr pjesë në një tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësueseve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni.

“Sot, në Bruksel, isha i nderuar të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësueseve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni. Bashkë diskutuam për Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe proceset integruese të rajonit tone”, ka shkruar fillimisht Krasniqi.

Krasniqi në këtë takim ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave.

“Duke përshëndetur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga të gjithë të pranishmit që të ndihmojnë që ky proces të përmbyllet sa më parë edhe në institucionet e tjera të BE-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi ynë i palëkundur, për të cilin jemi thellësisht të përkushtuar prej vitesh!

/Shqip.com