Rozë

Kozaku: S’më shpëtove ti, “Stresi”, publikon bisedën live

Stresi, Kozak dhe Fabio

Personazhi i Instagramit i njohur si “Kozak”, i cili u rrëmbyer nga katër persona, ka dalur sërish live dukë mohur se ka qenë reperi, Stresi ai që e ka shpëtuar atë.

Mbreti i Instagramit tha se në fakt ata e kishin sharë reperin ndërsa iu drejtuar të mos merrte lëvdata kot.

“Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, fill pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i reperit. Gjatë një lidhje live, reperi thotë se pasi ka folur me një të afërmin e Kozakut, ka kontaktuar personat në fjalë për të mos lejuar që situata të degradojë më tej.

Kozak dhe Stresi

“Kam folur me kushëririn e Kozakut, kam marrë direkt në telefon njerëzit dhe jam lutur me thënë të drejtën. Duhet me e ndalur këtë muhabet sonte. Iu bëj thirrje dhe Kozit dhe çunave ndaluni aty, ta mbyllim këtë muhabet për hatër të të gjithëve. Nuk dua që emri im të përmendet më nga sot”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, nuk ka kaluar as një muaj që kur Kozak Braçi ka raportuar në polici për një shpërthim me lëndë plasëse që pretendon se ishte vënë në pallatin ku jeton ai në Tiranë, të cilin e cilësoi si kërcënim ndaj tij.

Reperi Kozak

Mirëpo, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsollë me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material. /Shqip.com