Lajme

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Në fillim të janarit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se janë në pritje të një shteti të dhjetë, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Sipas tij, Kosovën e kanë çnjohur: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Jashtëm i Togos, deklaroi në Beograd se shteti i tij ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Lidhur më këtë pati reagim edhe nga ana e Ministres së Jashtme të Diasporës.

Gërvalla, tha se çnjohja e Kosovës nga Togos ka ndodhur në vitin 2019.

Me cilat shtete u takuan ambasadorët kosovarë?

Gjashtë ditë pas deklaratës së Vuçiqit, më 10 janar, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, u takua me homologun e tij somalez, Jama Abdullahi Mohamed.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Ankara, dy diplomatët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes shteteve.

Por këtë takim, pala somaleze ka zgjedhur që të mos e paraqes në llogaritë në rrjetet sociale e as në ueb-faqen e Ambasadës së saj në Turqi.

Më 11 janar, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, njoftoi për takimin me ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary.

Po të njëjtën ditë, ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, publikoi në Tëitter lajmin se të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliveira.

Ndërkaq, me përfaqësuesen e përhershme në Kombeve të Bashkuara, të Maldives, u takua kreu i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Blerim Reka.

Reka shkroi në Tëitter më 12 janar se me ambasadoren e Maldives, Thimeeza Hussain, ka rikonfirmuar “raportet e shkëlqyera dypalëshe”.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com